Ballina Aktualitet “I forti” i Pogradecit dhunon kryeplakun/ Jetmir Muçollari e dhunon pasi i...

“I forti” i Pogradecit dhunon kryeplakun/ Jetmir Muçollari e dhunon pasi i kërkoi të lirojë hapësirat e zaptuara

29
0

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka degraduar në përplasje fizike në fshatin Tushemisht në Pogradec. Jetmir Muçollari pronar i “Hotel Driloni”, ka dhunuar kryetarin e fshatit, i cili i ka kërkuar lirimi e hapësirës të zënë prej tij.

Ndërkohë, që operacioni është shtrirë në të gjithë vendin, 52 vjeçari ka zgjeruar aktivitetet e tij në fshatin turistik, duke zaptuar hapësirat deri në prishjen e urave në parkun e Drilonit, duke sjellë ankesa tek banorët e zonës.

Mësohet se Ilirjan Tasellari në cilësinë e kryetarit të fshatit i ka kërkuar Muçollarit të heqë tavolinat e vendosura prej tij në urat e drurit në parkun e Drilonit.

Por, 52 vjeçari ka kundërshtuar lirimin e hapësirës, ndërsa bahskë me të birin Johan Muçllari kanë përdorur dhunën. At e bir, dhunojnë kryetarin e fshatit Ilirjan Tasellari, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka sqaruar se kanë nisur procedimin penal ndaj personave të përfshirë në konflikt për motive pronësie.

Babë e bir, Jetmir dhe Johan Muçollari janë emra të njohur në zonën e Pogradecit për përplasjet e tyre. Dy vite më parë, Johan Muçollari i është bërë atentat. Po ashtu disa vite më parë, hotel Voloreka në pronësi të familjes Muçollari ishte shënjestër e plumbave.