Ballina Aktualitet Më pak pushues në Tushemisht, operatorët: Fluksi ka rënë ndjeshëm krahasuar me...

Më pak pushues në Tushemisht, operatorët: Fluksi ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar

19
0

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish.

Operatorët në këtë zonë, hotele, restorante dhe biznese të tjera të lidhura me turizmin, shprehen të shqetësuar, duke pohuar se krahasuar me vitet e kaluara, këtë verë fluksi ka rënë ndjeshëm.

Tushemishti, fshati i njohur për bukuritë natyrore dhe për historinë e tij duket se po kalon një situatë të vështirë këtë sezon.

Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe në qytetin e Pogradecit, ku kapacitetet hoteliere janë thuajse të gjitha të rezervuara dhe qyteti po njeh një fluks të shtuar turistësh.