Ballina Politika “Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”, Rama ndan pamjet: Së...

“Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”, Rama ndan pamjet: Së shpejti plani për vendosjen e tavolinave jashtë

28
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, si dhe për projektet e reja urbane që do të transformojnë qytetet shqiptare.

“Sipas planit të punës, vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara,” shkruan Rama, duke theksuar se puna “nuk do të ndalet më, as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen, dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura, jo e jo…”

Ai shton se paralelisht po punohet intensivisht me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, një fazë e re e zhvillimit urban, ku janë përfshirë arkitektë të huaj dhe vendas, me qëllim krijimin e hapësirave funksionale, estetike dhe të aksesueshme për qytetarët.

Lidhur me përdorimin e hapësirave publike nga njësitë e shërbimit, Rama bëri të ditur se së shpejti do të prezantohet një plan i ri për vendosjen e tavolinave jashtë.