Ballina Aktualitet Prostitucion luksoz në AirBNB: Ja kush janë klientët dhe si funksionon skema

Prostitucion luksoz në AirBNB: Ja kush janë klientët dhe si funksionon skema

20
0

Prostitucioni në Shqipëri është i paligjshëm, por ‘lulëzimi’ i këtij aktiviteti të Shqipëri ndodh prej kohësh.

Bazuar nga të dhënat nga Policia e Shtetit, nga muaji janar deri në mesin e korrikut, janë zhvilluar të paktën 15 operacione policore për goditjen e rrjeteve të prostitucionit në vend.

Të paktën 22 tutorë u arrestuan dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim. Tanimë, ata rrezikojnë dënim nga 2 deri në 5 vjet burg.

Në hetim në gjendje të lirë janë rreth 100 vajza të huaja, që shfrytëzoheshin për prostitucion. Ndëshkimi që mund të marrin është nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Vajzat e huaja që shfrytëzohen për prostitucion vijnë nga vende të ndryshme si: Kolumbia, Brazili, Ekuadori, Venezuela, Ukrainë, Rusia dhe Kina.

Një nga faqet e njohura online, siç është ‘Escort Tirana’, mësohet se ësht bërë shtysë për nxitjen edhe më të madhe të rrjeteve të prostitucionit dhe hyrjen e të rejave që vijnë nga jashtë.

Mësohet se përdorimi i apartamenteve ditore ‘AirBNB’ është kthyer në një nga metodat e shfrytëzimit të prostitucionit në vend.

Pas njëfarë kohë në Shqipëri, të rejat zhvendosen në vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Serbia.