Ballina Aktualitet Trafik i rënduar në Durrës, qyteti bregdetar ”përmbytet” nga mjetet e pushuesit

Trafik i rënduar në Durrës, qyteti bregdetar ”përmbytet” nga mjetet e pushuesit

31
0

Durrësi po përballet me trafik të renduar këtë sezon veror, për shkak të kthimit masiv të emigrantëve shqiptarë për pushime dhe fluksit të lartë të turistëve të huaj.

Mijëra automjete mbërrijnë çdo ditë në qytet, duke krijuar radhë të gjata dhe vonesa, sidomos në hyrje-daljet dhe rrugët që të çojnë drejt zonave turistike.

Pikat më problematike mbeten aksi Durrës–Golem–Kavajë, Unaza e Shkozetit, rruga “Pavarësia” dhe autostrada Tiranë–Durrës, ku trafiku rëndohet ndjeshëm në orët e mëngjesit dhe pasdites.

Sipas shefit të sektorit të qarkullimit në Policinë Bashkiake Durrës, Ervis Quku, pritjet e gjata dhe lëvizja me ritëm të ngadaltë janë tashmë pjesë e përditshmërisë, veçanërisht pranë zonave turistike dhe plazhit.

Për të përballuar situatën, autoritetet po shtojnë masat për menaxhimin e trafikut, ndërsa u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë durim, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin lëvizjet në orët e pikut. Kjo për të lehtësuar sadopak qarkullimin gjatë muajve të verës.