Në Zvicër ngrenë alarmin se ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në një zonë të mbrojtur mund të rrezikojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Faqja kryesore informative e Bluewin, pjesë Swisscom — kompania më e madhe e telekomunikacionit në Zvicër ka shkruar një shkrim në lidhje me aeroportin e Vlorës që pritet të hapet në gusht. Sipas kësaj faqeje, mbrojtja e shpendëve, rreziqet për sigurinë dhe ndikimi politik mbi drejtësinë po hedhin hije mbi bum-in e planifikuar turistik.
Faqja kryesore informative e Bluewin, pjesë Swisscom — kompania më e madhe e telekomunikacionit në Zvicër ka shkruar një shkrim në lidhje me aeroportin e Vlorës që pritet të hapet në gusht. Në shkrim ngrihet alarmi se për shkak të hijeve që kanë mbuluar ndërtimin e saj në një zonë ku banojnë qindra specie mund të rrezikojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rreziqet për sigurinë dhe ndikimin politik mbi drejtësinë po hedhin hije mbi bum-in e planifikuar turistik. Një projekt aeroporti me firmë zvicerane po vë Shqipërinë nën presion: mbrojtja e shpendëve, rreziqet për sigurinë dhe ndikimi politik mbi drejtësinë po hedhin hije mbi bum-in e planifikuar turistik.
Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë për rreziqe të shtuar sigurie: numri i madh i shpendëve në zonë mund të përplaset me avionët dhe të shkaktojë incidente të rrezikshme. Rreziku nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet nuk është marrë parasysh në vlerësimin e ndikimit mjedisor. Në Tiranë, organizatat mjedisore po protestojnë para Gjykatës së Lartë, e cila ende mund të ndalojë hapjen e aeroportit. Kritikët thonë se vendimi po vonohet për shkak të ndikimeve politike – një akuzë që vë në pikëpyetje sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo, nga ana tjetër, mund të rrezikojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE./ Syri