Ballina Sport Arrihet marrëveshja, Hugo Ekitike është sulmuesi i ri i Liverpoolit

Arrihet marrëveshja, Hugo Ekitike është sulmuesi i ri i Liverpoolit

33
0

Liverpooli ka finalizuar marrëveshjen për transferimin e Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt, duke siguruar një nga goditjet më të mëdha të këtij afati kalimtar veror.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, të dy klubet kanë arritur një marrëveshje për një shumë që kap vlerën mbi 90 milionë euro, ndërsa me bonuse të përfshira ajo mund të arrijë deri në 95 milionë euro.

Ekitike do të firmosë një kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, ndërsa të gjitha kushtet personale janë dakorduar që më herët.

Romano thekson se 22-vjeçari francez e kishte bërë të qartë që Liverpooli ishte prioriteti dhe destinacioni i tij i vetëm, pavarësisht interesimit nga klube të tjera evropiane.

Forma mbresëlënëse e Ekitike sezonin e kaluar, me 22 gola dhe 12 asistime  e bëri atë një nga objektivat kryesorë të “The Reds”, veçanërisht pasi Newcastle refuzoi të shesë Alexander Isakun.

Hugo Ekitike do t’i bashkohet skuadrës së Arne Slot menjëherë, teksa Liverpooli vazhdon të rindërtojë sulmin për sezonin e ri në në Ligën Premier.