Ballina Sport ‘Magjistari’ Lionel Messi, dy gola dhe dy asiste te Inter Miami! Kalon...

‘Magjistari’ Lionel Messi, dy gola dhe dy asiste te Inter Miami! Kalon Cristiano Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori

28
0

Inter Miami iu fal sërish Lionel Messit për të fituar 1-5 në udhetim kundër New York Red Bulls. Skuadra nga Miami përmbysi ndeshjen e raundit të 24-t në MLS dhe protagonisti kryesor ishte ‘Pleshti’ argjentinas.

Hack kaloi Red Bull në epërsi pas 14 minutave lojë, para se Alaba të shënonte golin e barazimit me pasimin final të Messit. Më pas Messi asistoi edhe për Segovia, i cili barazoi rezultatin dhe po i njëjti në fundin e pjesës së parë përmbysi gjithçka.

Në pjesën e dytë Messi do “vuloste” rezultatin me dopietën personale në minutat 60-të dhe 75-të. Këtë sezon në MLS Leo ka shënuar 16 gola, teksa në shtatë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë dopieta, duke treguar se mosha është një numër.

Me këtë dopietë, Messi kalon Cristiano Ronaldon duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me 764 realizime në garat kompetitive, duke lënë pas CR7 me një më pak.