Ballina Sport Pas 64 vitesh Milani i jep shiritin e kapitenit një të huaj

Pas 64 vitesh Milani i jep shiritin e kapitenit një të huaj

37
0

Milani i ka dhënë një sinjal të qartë Mike Maignan sa i përket të ardhmes.

Edhe pse portieri francez ishte shumë pranë largimit, pasi transferimi i tij në Londër te Chelsea dështoi për shkak se Milani kërkonte më shumë se 19 milionë eurot e ofruara, strategjitë në merkato kanë ndryshuar shumë.

Drejtuesit e Milanit kanë “graduar” Mike Maignan si kapiten të kuqezinjve.

Ky vendim ka shumë kuptim sa i përket strategjisë së klubit për merkaton pasi me një hap si ky praktikisht ka hequr nga “tregu” portierin, por nga ana tjetër kemi të bëjmë edhe me një ndryshim të madh sa i përket filozofisë së klubit.

Ky fakt është historik pasi Milani nuk ka pasur një kapiten të huaj për 64 vite me radhë. I fundit ka qenë Niels Liedholm në vitin 1961. Që atëherë, liderët e kuqezinjve të caktuar në fillim të sezonit kanë qenë gjithmonë italianë.