Ballina Sport Yamal ka kaluar gjitha parashikimet, mësohet se sa cm është rritur që...

Yamal ka kaluar gjitha parashikimet, mësohet se sa cm është rritur që nga debutimi me Barcelonën

35
0

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka habitur stafin teknik me ndryshimet fizike të regjistruara gjatë matjeve parasezonale.

Sulmuesi i talentuar, që tashmë është 18 vjeç, është matur me një gjatësi prej 181 centimetrash, plot 10 centimetra më shumë sesa në debutimin e tij me ekipin e parë dy vite më parë.

Kur u ngjit në ekipin e parë, Yamal ishte vetëm 171 cm i gjatë dhe klubi nuk priste që ai të arrinte një gjatësi kaq mbresëlënëse për një sulmues krahu. Zhvillimi i tij fizik është një tjetër dëshmi e rritjes së tij të vazhdueshme si një talent i jashtëzakonshëm.

Në moshën 18-vjeçare, Yamal tashmë konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë dhe është kandidat serioz për Topin e Artë 2025, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe Spanjën.

Këtë verë, ai ka pasur pushime më të gjata krahasuar me vitin e kaluar, pasi nuk mori pjesë në Kampionatin Botëror të Klubeve me Barcelonën. Kjo i dha mundësi të rikuperohej fizikisht dhe mendërisht pas një sezoni të gjatë.

Yamal e kaloi pjesën e pushimeve në Itali dhe Brazil, ndërsa festimi i ditëlindjes së tij të 18-të më 13 korrik mori shumë vëmendje në rrjetet sociale për shkak të disa detajeve kontroverse.

Tashmë, lojtari që mbush stadiumet me talentin dhe karizmën e tij, është kthyer në stërvitje me Barcelonën dhe ka marrë edhe një përgjegjësi të re, fanellën me numrin 10, që më parë e kanë veshur legjenda si Messi, Ronaldinho dhe Rivaldo.

Me një rritje të dukshme fizike dhe një përvojë gjithnjë e më të pasur, sezoni 2025/26 mund të jetë sezoni i shpërthimit të plotë për Lamine Yamal.