Ballina Kronika Zaptoi plazhin publik në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari, vihet nën hetim...

Zaptoi plazhin publik në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari, vihet nën hetim djali i tij! Sekuestrohen 90 çadra dhe shezlongë

36
0

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia dhe djali i tij 17-vjeçar është vënë nën hetim lidhur me ndërtimin pa leje të një beach bar dhe zaptimin e plazhit publik në Radhimë.

“Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku:

u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë;

u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali i tij i mitur, 17 vjeç’,- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë.