Ballina Sport Allegri premton t`ia rikthejë Milanit lavdinë e dikurshme

Allegri premton t`ia rikthejë Milanit lavdinë e dikurshme

19
0

Massimiliano Allegri ka dhënë një premtim të qartë për sezonin e ri: rikthimin e AC Milanit në lavdinë e dikurshme.

Skuadra nga qyteti i modës është shtatë herë kampion i Champions League, klubi i dytë më i suksesshëm në histori të kësaj gare, pas Real Madrid. Gjithashtu ka tetëmbëdhjetë tituj kampion në Serie A.

Milan e ka përfunduar sezonin 2024/25 në vendin e tetë në Serie A, duke dështuar të sigurojë një vend në garat evropiane dhe është mposhtur edhe në finalen e Kupës së Italisë nga Bologna. Këto rezultate kanë sjellë largimin e trajnerit Sergio Conceicao pas vetëm pesë muajsh në krye, ndërsa Allegri është vendosur sërish në pankinë, pozitë që e kishte mbajtur më parë mes viteve 2010 dhe 2014.

“Qëllimi për këtë sezon është kthimi në Champions League, sepse një klub si Milan duhet të luajë në Europë”, ka thënë Allegri në një konferencë për media në Singapor, aty ku skuadra po përgatitet për një miqësore ndaj Arsenal.

Për të ndihmuar në këtë mision, Milan ka afruar në skuadër edhe legjendën kroate Luka Modric nga Real Madridi.

“Modric është një kampion i dëshmuar që nuk ka nevojë për prezantim. Ai është shembull jo vetëm në disiplinë, por edhe në aspektin teknik”, ka theksuar Allegri.