Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një çështje për shpifje të ngritur nga Vilma Nushi.
Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshi për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.
Sipas deputetes së PD-së, biznesmenja ka përfituar përmes akteve korruptive, si divident rreth 1.5 milionë euro.
Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”