Ballina Aktualitet GJKKO shpalli të pafajshme Albana Vokshin, zbardhet vendimi: : E mbrojti shëndetësinë,...

GJKKO shpalli të pafajshme Albana Vokshin, zbardhet vendimi: : E mbrojti shëndetësinë, jo shpifjen

26
0

GJKKO ka zbardhur vendimin e shpallur sot ku deklaroi të pafajshme deputeten demokrate Albana Vokshi për padinë e ngritur ndaj saj nga sipërmarrësja Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, për shpifje.

Çështja kishte të bënte me deklaratat publike të Vokshit për koncesionet në shëndetësi dhe aferën e “check-up”-it.

Në vendimin e datës 21 korrik 2025, gjykata vlerësoi se deklaratat e Vokshit nuk përbëjnë vepër penale dhe vendosi t’i ngarkojë paditësve shpenzimet gjyqësore.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi:

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Viktimat akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, me administrator shtetasin Altin FANI me datë 16.01.2025 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me të akuzuar shtetasen Albana Vokshi, e
akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, parashikuara nga neni 120 i Kodit Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin Nr. 51, datë 21.07.2025 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshme të të akuzuarës Albana Vokshi, për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, e parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, në dëm të viktimave akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”,
pasi fakti nuk përbën vepër penale.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimave akuzuese, Vilma Nushi dhe shoqërisë “3P LIFE LOGISTIC”.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.