Ballina Lifestyle Heidi Klum mahnit ndjekësit – trup perfekt dhe bikini që lë pak...

Heidi Klum mahnit ndjekësit – trup perfekt dhe bikini që lë pak vend për imagjinatë

20
0

Supermodelja e njohur Heidi Klum ka treguar edhe një herë se mosha është thjesht një numër, teksa shijon pushimet luksoze me bashkëshortin e saj, muzikantin Tom Kaulitz.

Në një video të publikuar në Instagram të dielën, 52-vjeçarja u shfaq në formë të shkëlqyer fizike.

Ajo tërheqi vëmendjen e ndjekësve me praninë e saj në një plazh me peizazh tropikal.

E veshur me një palë bikini të thjeshta, Klum kishte zgjedhur të dalë pa bluzë, duke theksuar linjat trupore të tonifikuara dhe siluetën elegante, ndërsa ecte drejt detit, shkruan “Daily Mail”.

Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi thjesht: “Le të zhytemi”, një frazë që shoqëroi pamjet spontane të relaksit veror.

Reagimet nga ndjekësit nuk munguan, me shumë prej tyre që e komplimentuan për paraqitjen rinore dhe sharmin e natyrshëm.

Ata dërguan komente me emoji zemrash, flakësh dhe mesazhe pozitive si: “E bukur si gjithmonë” dhe “UAU!