Ballina Politika Ina Zhupa: Aeroporti i Vlorës u bë në një zonë të mbrojtur,...

Ina Zhupa: Aeroporti i Vlorës u bë në një zonë të mbrojtur, Konventa e Bernës kundërshtoi ndërtimin

19
0

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ftuar në në News24, u shpreh se aksioni në Theth nuk lidhet me prishjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi ligji i mbronte vetë, po mazhoranca e ndryshoi për interesa të veta.

Sipas Zhupës, ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura, për shembull, Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së.

Ina Zhupa: “Ky është një mashtrim publik, pasi ligji ekzistues nuk lejonte ndërtimin në zonat e mbrojtura dhe ishte vullnet i qeverisë dhe i mazhorancës për të ndryshuar këtë ligj që të lejoheshin ndërtimet kudo. Jam në Gjykatë Kushtetuese pikërisht sepse Rama ka vullnetin për të ndërtuar kudo.

E dyta, Rama jo vetëm ka ndërtuar, por ka edhe projekte në zonat e mbrojtura, siç është pika e vogël e Mirela Kumbaros në Butrint, një kompleks i madh vilash në gjirin e Manastirit në zonë të mbrojtur. E nxorrën nga zona e mbrojtur pikërisht për të ndërtuar. Jo vetëm kaq, por ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura. Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres raporti i BE-së.

Realiteti është ky: ndërtojnë kudo në zonat e mbrojtura, duke ndryshuar edhe ligjin, dhe aksioni në Theth në lidhet me zonat e mbrojtura.”