Ballina Politika Kallëzim i ri për Gjokën/ Kalaja publikon fakte të reja tronditëse: Të...

Kallëzim i ri për Gjokën/ Kalaja publikon fakte të reja tronditëse: Të gjejë një avokat të mirë për të mbrojtur veten

12
0

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka paralajmëruar kallëzimin e radhës për gjyqtaren e Posaçme, Irena Gjoka.

E ftuar në një emision televiziv, Kalaja tha se ka të tjera të dhëna dhe fakte që kanë dalë në dritë për gjyqtaren me 3 mbiemra, e cila pavarësisht shkeljeve ligjore dhe kalimit në veting, si një nga magjistratet ‘e pastra’, vijon të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Sipas Kalasë, një prej anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Genta Bungo është ‘shpërblyer’ nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kryesuar nga Sokol Sadushi, për ‘punën e pastër ‘që ka bërë me rastin e gjyqtares Irena Gjoka, si kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

Për Kalanë, vendimet e marra nga Irena Gjoka, nëse Strasburgu del me vendim, ato janë nul, për shkak të paligjshmërisë së ndjekur nga kjo gjyqtare në GJKKO në dosjet e hetuara, ku një prej tyre është edhe ajo e liderit demokrat, Sali Berisha.

Sipas ligjit, Irena Gjoka s’plotëson kriteret  për të qenë magjistrate dhe nëse nesër me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të gjitha vendimet dalin nul. Duhet vetë gjykata të iniciojë një tjetër proces në Kushtetuese, se s’mund stë jetë një ligj organik mbi Kodin e Procedurës Penale sa kohë që vijon të jetë në fuqi në lidhje me këtë nen dhe s’është shfuqizuar.

Një gjyqtar i GJKKO, vijon  të jetë i shantazhuar e presionuar vetë e familjarët nga SPAK, më shqetëson për vendimmarrjen, sa kohë që të drejtën për të hyrë në zyrën e gjyqtarit të posaçëm e ka një prokuror i SPAK, e kurrsesi s’e ka një avokat. Prokurori e avokati mbrojtës janë palë, ndaj gjyqtari quhet i pavarur. Si mund të jetë i pavarur një gjyqtar, kur njëra nga palët e vë në përgjim, e ndjek dhe që nesër hap hetim.

GJKKO sot është në presion, nesër që një vendim e cenon interesat personale, që Dumani e Dumanët e tjerë, Irena dhe Irenat e tjera duhet ta bëjnë se kështu kanë urdhër politik ndaj pagatorit të tyre, kryeministrit. Është vetë GJKKO, të ngrihet në lartësinë e detyrës që në bllok ta çojnë në Kushtetuese e Strasburg, sa kohë që shkelen rëndë jo vetëm  interesat private të një gjyqtari apo mamgjistrati, sa kohë që janë të pavarur.

Një gjyqtare me integritet që s’ka presion mbi dosjen në mënyrë korrekte ka thënë dorëhiqem, në këtë rast nëse dosja shkon në Strasburg, është i vetmi element që gjykata s’e prish.

Kemi një gjyqtare që veçse kaq vite ka gënjyer publikun me dënime, espulset, qoftë dhe me provat e reja që ne do t’i nxjerrim ditë pas dite. Do të përgatisim kallëzimin e radhës. Të gjejë një avokat të mirë që të merret me çështjen e vet. Ka çështje që në mënyrë shumë korrekte janë ngritur nga Komisioneri Publik në veting, çuditërisht për Irenën u hoq dorë nga ankimi, dhe tre gjyqtarët çuditërisht të KPK, Genta Bungo, është votuar për në GJK, Sokol Sadushi e ka votuar i pari, i kanë zgjedhur të dy shërbëtorë të pushtetit. Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, kanë vendosur kalimin në veting të Irenës.