Ballina Politika Komenti i Ramës për Bashën, që hodhi poshtë propagandën e berishistëve për...

Komenti i Ramës për Bashën, që hodhi poshtë propagandën e berishistëve për pallatin e Vlorës: Sa të jem unë s’ka dëmshpërblim

23
0

Në rubrikën e tij “Sy më sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një prej komentuesve që, ndër të tjera, shkruante: “Shumë mirë e dëmshpërbleve Lulin dhe vjehrrin e tij për pallatin në Ujë të Ftohtë”, duke iu referuar çështjes së godinës së shembur në qytetin e Vlorës në vitin 2013, në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës.

Për këtë çështje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar qeverinë shqiptare, duke vendosur në mënyrë unanime se ajo ka shkelur të drejtat e njeriut dhe duke urdhëruar dëmshpërblim për familjarët e prekur nga prishja e pallatit.

Siç pranoi edhe kryeministri Rama në komunikimin e tij të sotëm, asnjë dëmshpërblim nuk është dhënë dhe nuk do të jepet për këtë çështje, për sa kohë ai është në pushtet.

Ky qëndrim hedh poshtë akuzat e përhapura nga njerëz pranë Berishës, të cilët kanë pretenduar se Basha ka përfituar nga kjo çështje me qëllim diskreditimin e tij në përplasjen e brendshme brenda Partisë Demokratike.