Në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, policia ka kryer kontrolle në disa banesa, ku gjatë një prej tyre është gjetur një sasi municioni pa leje.
Raportohet se është shoqëruar në komisariat vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar 30 fishekë.
Hasalla ushtron detyrën e drejtorit të Kabinetit në Bashkinë Peqin.
Aktualisht, pritet vendimi i prokurorit të çështjes për të përcaktuar nëse ndaj tij do të lëshohet urdhër ndalimi apo masa të tjera procedurale. Shoqërimi është bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për aferën e inceneratorit të Elbasanit.