Ballina Europë Kryebashkiaku i Milanos “i përfshirë” në skandalin e ndërtimeve të paligjshme, 74...

Kryebashkiaku i Milanos “i përfshirë” në skandalin e ndërtimeve të paligjshme, 74 persona thirren për të dëshmuar

9
0

Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, njoftoi sot se nuk do të japë dorëheqjen, pas zbulimeve rreth skandalit të ndërtimeve të paligjshme në qytetin italian.

Për të gjithë këtë rast, gjyqtarët italian kanë lëshuar 74 thirrje për t’u paraqitur, me akuzat kryesore që janë korrupsioni dhe ushtrimi i presionit të tepruar. Miratimi i lejeve për ndërtimin e rrokaqiejve të rinj dyshohet se shpesh është bërë përmes procedurave të shkurtuara. Madje edhe me certifikata në të cilat kompanitë e ndërtimit i referoheshin një rinovimi të thjeshtë të ndërtesave të vjetra.

Lidhur me komitetin bashkiak të Milanos përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, ata kishin zgjedhur individë që, sipas shtypit, kishin përfituar financiarisht nga ndërtimi i ndërtesave të reja shumëkatëshe.

Kreu i rigjenerimit urban të bashkisë, Giancarlo Tancredi, dha dorëheqjen sot, pasi prokurori i “qytetit ekonomik” të Italisë kërkoi arrestimin e tij. Të mërkurën, pritet që një numër i madh i personave të përfshirë në këtë çështje të merren në pyetje dhe më pas do të merret vendimi nëse ata do të dërgohen në burg, në pritje të gjyqit.

Ndërkohë, në dhjetëra kantiere ndërtimi, ndërtimi i ndërtesave të reja është ndaluar me vendim të prokurorit dhe mijëra qytetarë – të cilët kishin bërë pagesa të konsiderueshme fillestare për të blerë shtëpi ultraluksoze në rrokaqiej – kanë mbetur duarbosh.