Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në plazhin në Shkëmbin e Kavajës.
Shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det.
Për pasojë, 66-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.