Ballina Politika “Ndërtimet pas 2020 nuk legalizohen”/ Kryeministri Rama: Listë e zezë për shkelësit...

“Ndërtimet pas 2020 nuk legalizohen”/ Kryeministri Rama: Listë e zezë për shkelësit e lejeve

23
0

Kryeministri Edi Rama thotë se duhet ndërhyrje në procesin e legalizimeve.

Në mbledhjen me deputetë të Tiranës dhe drejtorë të bashkisë, Rama u shpreh se ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen.

Kreu i qeverisë shtoi se shkelësit e lejeve do të futen në një listë të zezë.

“Procesi i legalizmit, në mënyrë abuzive për qëllime përfitimi, kanë zënë hapësirë publike dhe bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces. Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Jo që ndërto pas vitit 2020, deklaro dhe kur ka nevojë për ndërhyrje bashkia apo qeveria për interes publik, thonë jemi në proces. Këtë do ta deklarojmë të pavlefshme. Deklarimet për godinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, jemi për të diskutuar këtë mashtrim të madh. Nuk do të humbitet asnjë minutë që agjencia e Kadastrës të bëjë skualifikimin. Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë me ata që abzuojnë me territorin. Do të humbasë të drejtën të marrë leje ndërtimi. Do të marrim masat për një kategori ndërtuesish shumë problematikë. Masat do të jenë drastike.”, theksoi ai.