Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një nismë të re ligjore dhe administrative që synon konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisura që datojnë që nga vitet ’90, të cilat konsiderohen problematike për mjedisin dhe shëndetin publik. Gjatë deklaratës së tij, Rama u shpreh se shteti do të ndërhyjë pa vonesë për t’i rikthyer këto prona në funksion të interesit publik, duke përfshirë dhe ndërtimet që kanë shkelur lejet përtej normës së toleruar ligjore.
Ai theksoi gjithashtu se ka ardhur koha për të ndëshkuar ata që nëpërmjet sistemit të drejtësisë kanë mbrojtur shkelësit e ligjit, veçanërisht në rastet e shtesave të paligjshme në ndërtesa për qëllime fitimi. Kjo nismë shënon një hap tjetër në përpjekjet e qeverisë për të vendosur rend dhe ligjshmëri në sektorin e ndërtimit.
Rama: Do marrim një tjetër masë për të konfiskuar të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ngrehinat e braktisura që nga vitet 90. Që qëndrojnë si karakatina dhe kanë problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë edhe aspektin më të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime. Kur vjen puan të shkelja e rlejeve të ndërtimet, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur shkelet do të provojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme Nderimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhen në një moment por me mua, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit.