Ballina Kuriozitete Starlink do të lansojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026

Starlink do të lansojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026

24
0

Starlink thuhet se po përgatitet të lansojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm.

Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë, transmeton Telegrafi.

“Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink.

Starlink gjithashtu vëren se shpejtësia dhe vonesa e transferimit të të dhënave janë “përmirësuar rrënjësisht”.