Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 janë lënduar pasi një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u përplas në ambientet e një kolegji në kryeqytetin Dhaka.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:06 me orën lokale, pranë hyrjes së “Milestone School and College”, teksa po zhvilloheshin mësimet. Avioni i tipit F-7 BGI ra në pjesën e përparme të godinës trekatëshe, ku ndodheshin klasat nga grupmosha parashkollore deri në klasën e pestë.
Disa nxënës mbetën të bllokuar në ndërtesë, ndërsa të paktën tetë persona raportohen në gjendje kritike për jetën. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.