Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Organi i akuzës ka kërkuar dënime të rënda për gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash të rënda penale.
Sipas pretencës së SPAK:
- Leonard Duka rrezikon 32 vite burg, me kërkesën që dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë;
- Fatmir Hyseni gjithashtu 32 vite burg;
- Erlis Duka 25 vite burg;
- Aleksandër Manxhaku 22 vite burg;
- Oltjon Loga dhe Dritan Agai, nga 23 vite burg secili.
Të pandehurit akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafik narkotikësh”, vepra të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.