Ballina Sport ZYRTARE/ Bylis bën “zgjedhjen”, ul në stol Mirel Josën

ZYRTARE/ Bylis bën “zgjedhjen”, ul në stol Mirel Josën

22
0

Më 10 korrik, Bylis nisi përgatitjet për sezonin e ri, me Gentian Mezanin në stol, trajneri i cili i mbajti në elitë një vit më parë, por impenjimet familjare detyruar këtë të fundit të largohet drejt Italisë. Ekipi ballshiot nuk ka humbur kohë, por me anë të një njoftimi për mediat bën zyrtare afrimin e Mirel Joës, trajneri me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar:

NJOFTIM!

FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë uljen e trajnerit të mirënjohur, Mirel Josa në stol.

Skuadra jonë i beson drejtimin trajnerit me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar, të mirënjohurit Mirel Josa. 62-vjeçari do të pasojë në këtë detyrë Gentian Mezanin, i cili pati një rol deçiziv në mbijetesën e Bylisit në sezonin e shkuar, duke shmangur edhe “Play-out”, por që për shkak të impenjimeve familjare gjatë kësaj periudhe do të largohet në shtetin fqinj Itali edhe me konsensusin e presidentit Besnik Kapllanaj, nisur edhe nga miqësia mes dy palëve. Për Mirel Josën, Bylisi regjistron kapitullin e 21-të në karrierën e tij, me më shumë se dy dekada, ku ka fiksuar rezultate shumë të mira që kulmojnë me rekordin e trofeve të fituar, plot 12, 5 tituj kampion, 4 kupa dhe 3 superkupa. Të mërkurën, trajneri i ri do të prezantohet para skuadrës dhe do të nisë menjëherë nga puna. I urojmë mirëseardhjen trajnerit të ri Mirel Josa, njëkohësisht e falënderojmë edhe Gentian Mezanin, për punën e mirë që ka bërë në skuadrën tonë!