Ballina Aktualitet SPAK nuk është selia e PS ku futesh vetëm te dera kryetarit!...

SPAK nuk është selia e PS ku futesh vetëm te dera kryetarit! Video Ergys Agasit po bën xhiron e rrjetit!

392
0

Ergys Agasi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, por hyrja e tij ka shkaktuar më shumë të qeshura se sa kuriozitet për arsyen pse është thirrur.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, Agasi shihet teksa mbërrin përpara godinës së SPAK-ut dhe, nga emocionet ose frika, ngatërron derën. Në vend që të hyjë në hyrjen e Prokurorisë, ai futet në një derë tjetër, duke krijuar një situatë komike që rrjeti nuk ia ka falur.

‘Kur të thërret SPAK-u, i sheh të gjitha dyert njësoj’, shkruajnë komentuesit në rrjet.