Ballina Kosovë 15 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

15 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

30
0

Sot bëhen 15 vjet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me vota pro, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.