Ballina Kronika Aksidenti i rëndë në Dibër/ Përfundoi në humnerë bashkë me automjetin, ndërron...

Aksidenti i rëndë në Dibër/ Përfundoi në humnerë bashkë me automjetin, ndërron jetë rrugës drejt Traumës shoferi

43
0

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku një automjet ka përfunduar në humnerë, duke i marrë jetën drejtuesit të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku shtetasi B. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra poshtë saj.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë për transportimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.