Ballina Politika Akuzon se kandidati Ndoji i vodhi vota, Aulon Kalaja padi në SPAK:...

Akuzon se kandidati Ndoji i vodhi vota, Aulon Kalaja padi në SPAK: Ajo që ndodhi në Durrës është krim zgjedhor

51
0

Aulon Kalaja ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme një padi në lidhje me pretendimin e tij se më 11 maj ka pasur krim zgjedhor.

Si pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë atribuuar kandidatit Arjan Ndoji.

“Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë.

Në KSAS kam dorëzuar 8 prova të reja.  Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin dhe të rifereruar material për t’ia vendosur SPAK. KAS mendon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK.

Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike.

Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha ai.