Në “Stade de Geneve” Anglia dhe Italia do të luajnë gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Evropian “Zvicër 2025”.
Për italianet ky takim është i veçantë pasi përballë kanë kampionet në fuqi të turneut ndërsa prezenca e tyre mes katër më të mirave të Evropës ishte një surprizë e këndshme pasi mungonin në këtë nivel prej 28 vitesh.
Në kampin tjetër britaniket do të zbresin sot në fushë me ndjesi të mira pasi vitin e kaluar mundën Italinë 5-1 në miqësore.
Sarina Wiegman, trajnere e Anglisë, thotë se skuadra e tij nuk guxon të nënvlerësojë skuadrën italiane.
“Do të ishte mungesë respekti kundrejt Italisë nëse do të mendonim se ne jemi favoritet. Italia është këtu me meritë të plotë dhe do të ishte gabim i madh nëse do ta nënvleftësonim”, tha ajo.
Nga ana tjetër Andrea Soncin, trajnere e Italisë, beson se skuadra e tij do të japin maksimumin në duel me anglezet.
“Është një takim i hapur. Jemi krenarë për faktin se kemi arritur deri këtu. Edhe pse kam shumë respekt për vajzat e Anglisë mendoj se pasioni i treguar në fushë nga ekipi ynë është për tu vlerësuar”, theksoi ajo.