Ballina Sport Arias te Wolves, por një telefonatë nga Ronaldos gati e ndryshoi gjithçka!

Arias te Wolves, por një telefonatë nga Ronaldos gati e ndryshoi gjithçka!

41
0

Wolverhampton Wanderers ka kompletuar transferimin e Jhon Arias nga Fluminense, si zëvendësues i Matheus Cunha që u largua këtë verë.

Mesfushori kolumbian ka lënë Brazilin dhe ka mbërritur në Evropë për të kryer testet mjekësore dhe për të zyrtarizuar marrëveshjen me klubin nga Premier League.

Pas humbjes së dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës – Rayan Ait-Nouri dhe Cunha, nënshkrimi me Arias ishte bërë prioritet për Wolves.

Pavarësisht vendosmërisë së tij për të kaluar te Wolves, Jhon Arias ishte në dilemë në momentet e fundit, pasi një emër i madh i futbollit hyri në skenë: Cristiano Ronaldo.

Sipas ish-yllit kolumbian Faustino Asprilla, Ronaldo personalisht e kontaktoi Arias për ta bindur që të bashkohej me të në Arabinë Saudite.

“Cristiano Ronaldo e telefonoi Jhon Arias për ta marrë në Arabinë Saudite para se të nënshkruante me Wolverhampton,” ka zbuluar Asprilla.

Megjithatë, Arias mbeti i vendosur në qëllimin e tij për të garuar në Premier League dhe për të zhvilluar karrierën në një nga ligat më konkurruese në botë.

Ky transferim është një hap i madh në karrierën e Arias, ndërkohë që Wolves synon të rindërtojë skuadrën pas një vere të mbushur me largime.

Ndërsa Ronaldo vazhdon të ketë ndikim të madh në prapaskenë, por këtë herë Premier League e fitoi duelin ndaj ligës saudite.