Ben Blushi shkruan se Universitetet shqiptare duhet të mbushen me kinezë, indianë, pakistanezë etj etj.
“Natyrisht Shqipëria nuk mund të joshë dot studentë gjermanë, as belgë, as sllovenë ndoshta as turq. Por nisur nga vendodhja gjeografike, klima dhe kostot e ulëta të jetesës, Shqipëria mund të kthehej në një hub të lirë evropian për mijëra studentë kinezë, indianë, pakistanezë, bangladeshas, irakenë, egjiptianë, vietnamezë etj.”, shkruan Blushi ndër të tjera.
Atij i është përgjigjur Artan Fuga.
“Lexova rastësisht një opinion që thoshte se universitetet shqiptare mund t’i gjejnë studentët që iu mungojnë duke ftuar studentë kinezë, pakistanezë dhe indianë, etj., që të vijnë të bëjnë studimet këtu.
Ore, e keni idenë se në çfarë niveli janë universitetet kineze, indiane, përse jo edhe pakistanase, dhe për çfarë tregjesh i përgatisin studentët e tyre ato?
E dini ambicjen e studentëve të atyre vendeve apo ju duket India dhe Kina siç kanë qenë në epokën e urisë së madhe!
Apo jeni viktima të paragjykimeve etnocentrike?
Po ecët me këto mentalitete, e zhytët edhe më keq gjendjen tone”, shkruan Fuga.