Ballina Bota Biznesmeni kanadez dyshohet për vrasjen e vajzës 9-vjeçare, pas denoncimit të rremë...

Biznesmeni kanadez dyshohet për vrasjen e vajzës 9-vjeçare, pas denoncimit të rremë për rrëmbim në Nju Jork

43
0

Një biznesmen kanadez akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare greko-kanadeze gjatë një udhëtimi që të dy bënë në Nju Jork, me autoritetet lokale që kërkojnë motivin për krimin e tmerrshëm dhe problemet financiare me të cilat po përballej 45-vjeçari.

Luciano Fratolin, i cili është me prejardhje etiopiane dhe italiane, i kishte pohuar policisë para arrestimit se e vogla Melina Galani-Fratolin ishte rrëmbyer dhe pas ankesës së tij autoritet ngritën dyshime pasi nuk u gjetën prova për ta mbështetur atë.

Konkretisht, në raportin e rremë të rrëmbimit që ai paraqiti të shtunën në mbrëmje, burri pretendoi se dy burra në një furgon të bardhë rrëmbyen Melinën, duke nxitur lëshimin e një alarmi Amber.

“Z. Fratolin deklaroi se ishte ndaluar në një parking pranë daljes 22 të I-87, në zonën e Liqenit George, për të urinuar. Ai fillimisht deklaroi se ishte larguar nga automjeti i tij dhe kur u kthye, fëmija i tij ishte zhdukur. Ai raportoi një automjet të dyshimtë të bardhë në afërsi dhe dy burra në të. Ky skenar u hetua plotësisht dhe u hodh poshtë,” u tha gazetarëve zëvendëskomisioneri i Policisë së Shtetit të Nju Jorkut, Robert McConnell, sipas Montreal Journal.