Ballina Politika Dalin përgjimet e reja/ Erion Veliaj plan për t’u futur në listën...

Dalin përgjimet e reja/ Erion Veliaj plan për t’u futur në listën e kandidatëve për deputet, por u “pre në besë” nga Ulsi Manja

152
0

Një nga planet e Erion Veliajt duket se ka qenë futja në listën e kandidatëve për deputet në 11 maj. Mendimi për të marrë në këtë formë imunitetin duket se nuk i ka ecur, ndërsa plani është regjistruar edhe në dosjen e SPAK  e që lidhet me bisedat që bëri me telefonin e një prej gardianëve

Një ndër provat e Prokurorisë së Posaçme për akuzën e shtuar ndaj Erion Veliajt për futjen e sendeve të paligjshme ndërsa ishte në arrest në burg është dhe biseda që ai kreu në mars nga telefoni i një prej gardianëve.

Bëhet fjalë për komunikimin e 13 marsit kur ai po zhvendosej me furgonin e policisë drejt Gjykatës së Apelit.

Pas zbulimit të kësaj situate, SPAK ka marrë dëshmitë e punonjësve, ku dhe janë zbuluar edhe projekte për të dalë nga qelia, përmes imunitetit.

“Ora News” ka siguruar dokumente ku evidentohen bisedat që Veliaj ka kryer me vëllain Arbrin dhe gruan e tij Ajola.

Ndër bisedat flitet edhe për një “Plan B”, ku qëllimi ishte përfshirja në listën e kandidatëve për deputet, por që pas procesit të 11 majit nuk i ka ecur.

Gjatë dëshmisë gardiani tregoi dhe propozimin e bërë në furgon për të hequr një emër të ri nga gara dh eta përfshinin në konkurrim, pasi nëse zgjidhej deputet merrte mbrojtje e si pasojë duhej të linte qelinë.

“Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë, apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”, thuhet në një pjesë të dëshmisë.

Sipas thënieve të gardianit të burgut, Veliaj i ka përmendur disa kryebashkiakë të tjerë si: Tërmet Peçi, apo një me mbiemër Malaj, që po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë  SPAK-ut.

Por në zgjedhjet e 11 majit ai nuk u përfshi në listën e kandidatëve të Tiranës, ndërsa dhe përpjekjet e tij më vonë në Gjykatën e Lartë u rrëzuan, duke qëndruar në burg.

Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik.