Ballina Kosovë Diplomati suedez: Kriza politike po dëmton Kosovën, kjo është e keqe për...

Diplomati suedez: Kriza politike po dëmton Kosovën, kjo është e keqe për të gjithë

36
0

Ish-kryeministri dhe diplomati i njohur suedez, Carl Bildt, ka shprehur shqetësimin e tij për krizën e vazhdueshme politike në Kosovë dhe vonesat në formimin e një qeverie të re.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Bildt ka ngritur pyetjen nëse Kosova do të arrijë ndonjëherë të krijojë një qeveri funksionale.

“A do të ketë Kosova ndonjëherë një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara po dëmton besueshmërinë e vendit, dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar Bildt.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur vendi po përballet me bllokim institucional pas zgjedhjeve të fundit, me partitë politike ende të paafta për të arritur marrëveshje për krijimin e ekzekutivit.

Kujtojmë se të hënën ka dështuar edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Të gjitha këto ngjarje po ndodhin me vetëm pak ditë përpara fundit të afatit 30-ditor kushtetues, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin KO124/25, i cili kërkon konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik 2025 .