Ballina Kronika Durrës/ Grabiti me dhunë varëset e floririt të tre grave, ‘July’ prangos...

Durrës/ Grabiti me dhunë varëset e floririt të tre grave, ‘July’ prangos 29-vjeçarin me precedentë! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)

59
0

Grabiste me dhunë varëset e floririt nga qafat e grave dhe vajzave, arrestohet 29-vjeçari i dyshuar me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për vjedhje.

Operacioni është koduar “July” (Korriku), kurse i arrestuari është Hasan Zylfa. Policia e Durrësit njoftoi sot se ka dokumentuar 3 nga rastet e denoncuara.

“Si rezultat i punës intensive të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u finalizua operacioni policor i koduar “July”, për zbardhjen e disa vjedhjeve me dhunë të kryera gjatë muajit korrik.  Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 29 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, për veprën penale “vjedhja me dhunë”, bëri me dije policia vendore.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 01.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 59 vjeçe
-më datë 14.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 25 vjeçe
-më datë 16.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 46 vjeçe

“Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas”, sqaroi policia më tej. Policia ndau edhe pamje filmike nga krimet e kryera nga i dyshuari, që do shërbejnë edhe si provë materiale. Burime zyrtare bënë me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.