Ballina Sport E ka ëndërruar gjithnjë transferimin te Manchester United

E ka ëndërruar gjithnjë transferimin te Manchester United

39
0

Pas javësh bisedimesh të zgjatura dhe ofertash të refuzuara, Manchester United dhe Brentford ranë dakord për transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo.

Një marrëveshje që do t’i kushtojë “djajve të kuq” 75 milionë euro (65 milionë të ndara në 4 këste dhe 10 milionë euro bonuse).

Mbeumo, i cili ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me opsionin e një viti tjetër, është bashkuar në kohë për t’u bërë pjesë e skuadrës së United që fluturon për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot, për turneun para-sezonal të klubit.

Sulmuesi, duke folur për mediat, tha: “Sapo mësova se kishte një shans për t’u bashkuar me Manchester United e dija se duhej ta shfrytëzoja mundësinë për të nënshkruar për klubin e ëndrrave të mia. Fanellën e këtij ekipi e kam veshur gjatë rritjes time”.

“Mentaliteti im është të jem gjithmonë më i mirë se dje. E di që kam shpirtin dhe karakterin për të arritur një nivel tjetër këtu, duke mësuar nga Ruben Amorim dhe duke luajtur përkrah lojtarëve të klasit botëror”, shtoi më tej Mbuemo.

“Të gjithë më treguan për mjedisin që po krijohet këtu dhe sa emocionuese janë planet për të ardhmen. Ky është një klub masiv, me një stadium të pabesueshëm dhe tifozë të mrekullueshëm.

Të gjithë jemi vërtet të vendosur të sfidojmë për trofetë më të mëdhenj“, deklaroi sulmuesi që shkëlqeu vjet në Premier League.