Ballina Aktualitet Elman Abule merr i pandehur për dosjen “Veliaj”/ Biznesmeni paraqitet në SPAK,...

Elman Abule merr i pandehur për dosjen “Veliaj”/ Biznesmeni paraqitet në SPAK, i komunikohen akuzat

45
0

Biznesmeni Elman Abule është marrë i pandehur për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai ka mbërritur paraditen e sotme (22 Korrik) në Prokurorinë e Posaçme, ku iu janë komunikuar akuzat.

Biznesmeni Elman Abule akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjithashtu i pandehur është marrë zyrtarisht edhe kryebashiaku i Tiranës.

Erion Veliaj dhe avokatët e kryebashkiakut janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme. Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit. Erion Veliaj u arresua në zyrën e tij më 10 Shkurt dhe po hetohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si edhe 6 biznesmenë