Autoritetet iraniane kanë bërë thirrje për kufizim të përdorimit të ujit për shkak të valës së nxehtësisë së fortë dhe krizës së ujit, raporton The Guardian.
Temperaturat kanë kaluar 50°C në disa zona, duke shënuar javën më të nxehtë të vitit. Irani po përballet me thatësirë pesëvjeçare dhe reshje të pakta, ndërsa janë nisur negociata për import uji nga vendet fqinje.
Megjithëse ka qindra diga të ndërtuara që nga vitet 1950, thatësira dhe problemet infrastrukturore kanë reduktuar ndjeshëm kapacitetin e ujit dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë. Në Teheran, e mërkura u shpall ditë pushimi për të lehtësuar ngarkesën nga të nxehtit ekstrem.
Banorët përshkruajnë temperaturë të padurueshme dhe ndërprerje ujit që zgjasin mbi 12 orë. Temperaturat në jugperëndim arritën deri në 53 gradë Celcius. Diga Karaj, që furnizon Teheranin me ujë, është në nivelin më të ulët, duke rritur shqetësimet.
Ndryshimet klimatike po bëjnë më intensive valët e të nxehtit në mbarë botën. Presidenti iranian paralajmëroi se kriza e ujit është më serioze sesa pranohet dhe kërkoi masa urgjente për të reduktuar konsumin e tepërt.
Në qytete si Mashhad, banorët përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe mungesë uji, e përkeqësuar nga digat në Afganistan që ulin rrjedhën e ujit për në Mashhad. Situata mbetet kritike me rezervuarët që po shterojnë shpejt.