Hypersail nuk është thjesht një jaht luksoz 30 metra i gjatë. Është një vizion teknologjik. Ai qëndron pezull mbi det, është i heshtur, atmosferik dhe plotësisht me zero emetime.
Idetë lëvizin botën dhe Ferrari dëshiron diçka më shumë: Kompania italiane që e ka identifikuar emrin e saj me shpejtësinë dhe precizitetin në pistat e Formula 1 po bën hapin e madh përtej asfaltit me projektin e saj të ri, Hypersail.
Hypersail nuk ka motor. Nuk djeg karburant. Nuk lë tym. Përkundrazi, të gjitha sistemet e saj nga navigimi te ajri i kondicionuar funksionojnë ekskluzivisht me burime të rinovueshme energjie: diell, erë dhe vetë fuqinë e ujit. Është një anije 100% autonome nga ana e energjisë. Çdo pikë e saj është një deklaratë për të ardhmen e lëvizjes në det dhe në ajër.
Dizajni aerodinamik i Hypersail nuk është për t’u dukur. Ajo bazohet në një sistem të trefishtë hidrofoilësh që është frymëzuar drejtpërdrejt nga teknologjia F1. Rezultati? Anija “ngrihet” mbi sipërfaqen e detit, duke minimizuar rezistencën dhe duke lejuar shpejtësi të larta pa mundim.