Ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH, Saimir Boshnjaku. Saimir Boshnjaku, sipas burimeve, i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet që çuan në këtë vendim.
Drejtues i Lartë mbante detyrën e Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin nga data 20 Korrik 2022.