Ballina Kulturë Konkursi Kombëtar “Rrënjët e Mia”, ministrja Bora Muzhaqi: Kur arti i të...

Konkursi Kombëtar “Rrënjët e Mia”, ministrja Bora Muzhaqi: Kur arti i të rinjve përmes fotografisë shndërrohet në zë për identitetin

24
0

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ishte e pranishme në dhënien e çmimeve në Konkursin Kombëtar “Rrënjët e Mia”, ku të rinjtë garonin përmes fotove.

Muzhaqi e quajti një nismë frymëzuese përfshirjen rinore, një iniciativë e mbështetur nga qeveria shqiptare dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë.

“Konkursi Kombëtar “Rrënjët e Mia” – Kur arti i të rinjve, i shprehur përmes fotografisë, shndërrohet në zë për identitetin, komunitetin dhe sfidat e migracionit.

Një nismë frymëzuese për përfshirjen rinore, në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve Institucionale Vendore për Migracionin në Shqipëri”, mbështetur nga Qeveria, ku së bashku me ambasadorin Nicholas Abbot dhe drejtoreshën e @iomalbania Alma Jani, diskutuam me të rinjtë, mbi sfidat e migracionit të parregullt dhe rëndësinë e krijimit të mundësive për ta zhvilluar të ardhmen pranë vendit” – shkruan ministrja Bora Muzhaqi.