Shtatë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë, pasi janë konstatuar duke parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë.
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për ndalimin e parkimit dysh, policia ka nisur kontrollet, duke ndëshkuar shkelësit. Sa i përket këtyre drejtuesve, sipas policisë janë konstatuar duke parkuar në korsi të dedikuara për shërbimet e emergjencës, biçikleta, transport publik dhe këmbësorë, duke penguar qarkullimin e lirë dhe të sigurt.
Njoftimi i policisë:
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 drejtues automjetesh, pasi janë konstatuar duke parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë dhe në korsi të dedikuara për shërbimet e emergjencës, biçikleta, transport publik dhe këmbësorë, duke penguar qarkullimin e lirë dhe të sigurt.
Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, janë proceduar penalisht shtetasit: A. B., 23 vjeç, K. Ll., 23 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, B. F., 25 vjeç, M. Ç., 20 vjeç, S. Rr., 20 vjeç, L. K., 24 vjeçe
Këta shtetas akuzohen se kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera, duke parkuar në mënyrë të parregullt në korsi të dedikuara dhe vende të ndaluara.
Policia vijon kontrollet në kryeqytet lidhur me parkimet dyshe.