Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet e thelluara ndaj kreut të Partisë së Lirisë (ish-LSI), Ilir Meta, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me vendim të GJKKO-së.
Sot (22 korrik) ka qenë i pranishëm për t’u pyetur në SPAK edhe njeriu më i afërt i tij, Gerald Gjeogjini, i njohur ndryshe edhe si operatori i ish-presidentit në takimet që ai zhvillonte.
Mësohet se Gjeogjini është thirrur si person që ka dijeni për lobimet në SHBA në vitin 2014 dhe lidhjet e tij personale me Ilir Metën.
Ai është pyetur për rreth 1 orë në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë shpjegimet e nevojshme sipas procedurës dhe më pas ka dalë. Gjeogjini njihet si person afër kreut të PL-së, që ka marrë pjesë në takime zyrtare, darka apo dhe takime të tjera.
Vetë Gjeogjini nuk dha deklaratë pas daljes nga godina e SPAK-ut.