Ballina Aktualitet “Mos kliko!”, AKSK bllokon sulmin kibernetik në emër të bankës

“Mos kliko!”, AKSK bllokon sulmin kibernetik në emër të bankës

44
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar se ka neutralizuar me sukses një sulm të tipit “smishing”, që synonte qytetarët shqiptarë përmes SMS-ve të rreme në emër të Raiffeisen Bank, me qëllim vjedhjen e të dhënave bankare.

Faqja e mashtrimit u bllokua në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e sulmit dhe shmangur dëmet për përdoruesit.

“SMS-të mashtruese tentojnë të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të rreme dhe të ndajnë të dhëna personale e financiare”, njofton AKSK.

AKSK apelon që qytetarët të:

-Mos klikojnë në lidhje të dyshimta nga burime të panjohura;

-Mos ndajnë të dhëna personale apo bankare në rrjete sociale apo SMS;

-Verifikojnë adresat zyrtare të bankave dhe institucioneve;

-Raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet përkatëse.

Kujtojmë se edhe vetë kryeministri Edi Rama kërkoi mobilizim në fushën e mbrojtjes kibernetike, duke theksuar se vendi ynë është shënjestër e hakerave çdo ditë.