I shpallur në kërkim për vjedhje, 34-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer një tjetër plaçkitje, brenda një marketi në qytetin e Durrësit.
Policia vendore bëri sot me dije se prangosi të dyshuarin L. G., 34 vjeç, banues në Berat. Ai u kap teksa ishte duke kryer vjedhjen e radhës brenda në një market në lagjen nr. 4 Durrës.
Nga verifikimet rezultoi se gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Beratit, për veprën penale “vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.