Ballina Ekonomia Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara...

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet

44
0

Skandali i kompanisë Bankers Petroleum, e cila ka eksportuar naftë bruto me vlera miliarda euro dhe nuk ka paguar detyrimet në shtet, është kthyer në qendrën e vëmendjes në vendin tonë.

Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se pjesë e aferës dhe evazionit fiskal me pasoja të rënda që Bankers i ka shkaktuar shtetit rezulton edhe banka Raiffesen Bank.

Weblajm.com ka publikuar një pjesë e hetimeve që po kryen prokuroria e Fierit për skandalin Bankers, është edhe një banka e nivelit të dytë pasi ka shkelur një urdhër sekuestro.

Nga hetimet ka rezultuar se tatimet kishin bllokuar llogaritë e Bankers për të vjelur detyrimin tatimor. Por Raiffeisen Bank vazhdonte të kryente transaksione dhe lëvizje në llogaritë e Bankers, duke shkelur ligjin.

Si pjesë e hetimeve është edhe një zyrë këmbimi valutor, ku kryheshin këmbime valutash të Bankers në lekë ose anasjelltas.

Lëvizjet e parave në Raiffeisen Bank, e cila nuk duhej t’i prekë ato fonde, drejtoheshin nga menaxheri financiar i Bankers Petroleum, shtetasi Ardit Ferko./ Weblajm.com