Ballina Aktualitet Shqiptarët ende të fiksuar me Volkswagen dhe Mercedez, Durrësi rekord për numrin...

Shqiptarët ende të fiksuar me Volkswagen dhe Mercedez, Durrësi rekord për numrin e autoveturave

59
0

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volksëagen dhe Mercedez Benz.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e Mjeteve Rrugore” për vitin 2024, i cili ofron një pasqyrë të detajuar mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në Shqipëri.

“Në fund të vitit 2024, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti në 959.226 mjete, duke shënuar një rritje me 10,5%, krahasuar me vitin 2023. Autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej.

Numri i autoveturave për 1.000 banorë u rrit në 328 (nga 292 në vitin 2023)” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Të dhënat tregojnë se Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të mjeteve rrugore me 34,8%, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri. Durrësi ka numrin më të lartë të autoveturave për 1.000 banorë (483).

Karakteristikat teknike të mjeteve

Sa u takon karakteristikave teknike të mjeteve shumica e tyre vijojnë të jenë manual, edhe pse rritja e atyre me kambio automatike ka qenë e shpejtë se fundmi.

“58,8% e mjeteve kanë kambio manuale. Rritje e ndjeshme e mjeteve të prodhuara pas vitit 2011 me 44,4%. 47,9% e autoveturave kanë moshë mes 11-20 vjet” vlerëson INSTAT.

Dy markat më të përhapura mbeten Volksëagen dhe Mercedes Benz mbeten markat më të përdorura të autoveturave.  Sipas INSTAT, 72,9% e autoveturave përdorin naftë, ndërsa përdorimi i autoveturave elektrike është rritur me 2 herë, krahasuar me vitin 2023./Monitor